Të çuditur nga rezultati pozitiv i testit për koronavirus janë familjarët e një 73 vjeçari i cili vdiq ditë më parë, por që nuk është varrosur ende.
Ata nuk po pajtohen me rezultatin e Institutit të Shëndetësisë Publike.
Djali i të ndjerit thotë se as babai dhe as nëna e tij të cilët jetonin vetëm në fshat nuk kishin pasur simptoma të virusit.