Një qytetar ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha mesditën e sotme teksa ai ishte duke ecur në krah të Ilir Metës drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Mësohet se qytetari e ka goditur Berishën me grusht në fytyrë. Kryedemokrati është gjakosur në fytyrë.
Situata aktualisht në protestë është e tensionuar, pasi mbështetës dhe simpatizantë të PD-së kanë dhunuar agresorin.
Nuk dihet ende identiteti i personit që sulmoi kreun e PD-së, shkruan EuroNews.