INAUGUROHEN INVESTIMET INTELIGJENTE NË KOMUNËN E KLINËS

Nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj e shoqëruar nga bashkëpunëtorë, kanë pritur në takim përfaqësuesit e projektit “KAPËRCIM I GJELBËR – drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe Komuna e Klinës.

Ky takim kishte për qëllim inaugurimin e investimeve inteligjente të implementuara në komunën e Klinës, ku falë këtij investimi, shtatë objekte mund të sigurojnë tashmë energji të rinovueshme nëpërmjet instalimit të paneleve, po ashtu edhe vendosjen e më shumë se 800 drita LED, duke e rritur kështu eficiencën e komunës.

Nënkryetarja Selmanaj, gjatë këtij inaugurimi theksoi se projekte të tilla çdoherë janë mirëpritur duke e dëshmuar me gatishmërinë tonë për bashkëpunim dhe bashkëfinancim, duke qenë komuna e parë në vend dhe shembull për investime inteligjente. Gjithmonë mbesim me synimin që këto projekte të rëndësishme të rriten në numër në Klinë.