Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zogaj, është individi më i fundit që ka marrë ftesë për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.
Ai ka bërë të ditur vetë, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, se ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit.
Zogaj ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, më 21 janar të këtij viti.
“Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së”, është shprehur ai.
“Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, ka deklaruar Zogaj.
Statusi i plotë i tij:
Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilesinë e deshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020.
-Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!
-Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!/