Shkruan: Lekë Mrijaj
Imam Xhevat Kryeziu nga Bubaveci i Malishevës, njihet si një personalitet tejët modest dhe një veprimtar i njohur dhe i shquar i kauzës kombëtare pikërisht është një mik i dashur dhe shumë i respektuar për mbarë lugdrinasit, dukagjinasit e Kosovës Dardane.
Ai, veq aktivitetit të tij si misionar i denjë i Bashkësisë Islame të Kosovës, njihët me konkret edhe më shumë si një veprimtar vlerëmadh e aktivist i fuqishëm i kauzës kombëtare para gjatë dhe pas vitëve të ’90-ta.
Ishte bashkpuntorë i ngushtë i prof. Anton Çettës, Kryeplakut të Pajtimit të Gjaqeve, i cili personalisht që nga viti 1990, veq ndermjetësimeve të tjera të tija rreth pajtimeve tē gjaqeve, ngatrresave e mosmarrveshjeve në treva të ndryshme, ka marr pjesë aktivisht pandalë në pajtimin e rreth 500 gjaqeve e ngatrresave të ndryshme në trevat e ndryshme.
Njëkohësisht mori pjesë dy herë në pajtimin e gjaqeve në Kishën e Zllakuqanit, pajtim i cili është mbajtur të dielën e Pashkëve me 15 prill të vitit 1990, dhe për së dyti herë me datë 24 qershor 1990, ditën e Pajtorit të famullisë “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan, si dhe në Kuvendin Madheshtor të Pajtimit të Gjaqeve i cili u mbajt me 1 maj 1990, tek “Verrat e Lukës” në Deçan, ku në atë kohë u falën mbi 1200 gjaqe ku morën pjesë mbi gjysmë milioni shqiptarë.
Imam Xhevat Kryeziu, kishte raporte të shkelqyera me Kishën Katolike Shqiptare në Lug të Drinit e Kosovë pikërisht me klerikët të shumtë katolikë, misionar shqiptar e Prelatin në amshim, imzot Mark Sopin, ish-ipeshkëv i Dioqezës së Kosovës i cili veq tjerash gjatë promovimit të librit: DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT” ka thënë: “Jam shumë krenarë qe pata fatin ta njoh imzot Mark Sopin, një burrë me vizion të qartë që tërë kohën me tërë qënien e tij ishte përkushtuar për Fe e Atdhe” (f. 46).
Ps: Fotot e publikuara janë të datës 1 Korrik 2018, foto gjatë referimit të imam Xhevat Kryeziut, dhe pjesmarrjës së homologut të tij, imam Fitim Boja, në promovimin e librit tim: “DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT”. Faleminderit shumë miq të dashur shumë konsideratë.