Ilirjana Toplanaj sot ka pranuar detyrën e re si kryetare e grupit të grave asambleisteve të Komunës së Klinës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social FB.
Ky është njoftimi i saj:
Kjo është një nder dhe përgjegjësi e madhe për mua si grua dhe si përfaqësuese e juaja në asamble. Bashkë me koleget e mia, do të punojmë me vendosmëri për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit tonë dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e grave në Klinë.
Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe do të vazhdoj të bëj punën time me përkushtim për të përmbushur detyrat tona te përbashkëta.