Edhe pse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë më parë paralajmëroj se rezultatet e 15 mostrave të tjera, do të dalin brenda orës, e të cilat po testohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh para orës 18:00.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për komunikim e këtij IKShPK-së, Era Pireva.
“Sapo e konfirmova se jemi në pritje të përfundimit të të gjitha testeve, dhe pas orës 18:00, dalim me komunikatë për medie”, tha Pireva.
Ndryshe Kosova bashkë me Malin e Zi, janë vendet e vetme në Rajon, pa raste të shënuara me Covid-19.