Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se deri tani në Komunën e Malishevës janë raportuar mbi 100 pickime nga rriqrat.
IKSHPK apelon të qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos qëndrojnë në livadhe.
“Instituti Kombëtar në bashkëpunim me Komunën e e Malishevës ka regjistruar fillimin e pickimeve të rriqnave. Deri sot në vatrat endemike janë raportuar mbi 100 pickime”, thuhet në njoftim.
Rekomandimet nga IKSHPK dhe QKMF Malishevë:
1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.