Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar disa të dhëna për Lijën e majmunit.
Sipas IKShPK-së, thuhet se periudha e inkubacionit është nga pesë deri në 21 ditë.
“Lija e majmunit zakonisht është sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga dy deri në tre javë. Simtomat mund të jenë nga më të lehtat në të rënda. Lezionet mund të shkaktojnë shumë kruarje ose dhimbe”, thuhet në fotografitë e publikuara nga Facebook nga IKSHPK.
Tutje, në grafikat e publikuara thuhet se lija e majmunëve nuk përhapet lehtë midis njerëzve.
“Sëmundja mund të merret përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me person të infektuar, duke përfshirë: Lëkurën e dëmtuar, kore ose lëngje trupore, pështymë – kontakt i zgjatur ballë për ballë, materialet e kontaminuara – p.sh. shtrat ose peshqirë të përdorur, kontaktin seksual”, thuhet në fotografi.