Sot në Kosovë është konfirmuar rasti i parë i virusit “Ethet e NIlit”.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se “pacienti fillimisht ka qëndruar në Shëngjin e më pas edhe në Ulqin, derisa pas kthimit nga Ulqini i janë shfaqur simptomat”.
“Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje, Instituti Kombëtar iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mushkonjat.
Po ashtu përmes fotografive ka sjellur informacione për Virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.