Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se i prekuri nga Lija e Majmunëve, dhe të gjitha kontaktet e ngushta të tij e kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit, duke ju kthyer kështu normalitetit.
IKShPK-ja më 26 dhjetor 2024 kishte detektuar një rast me Mpox. Me datë 16 janar 2025 janë bërë 21 ditë nga konfirmimi i këtij rasti dhe prej asaj dite nuk është raportuar apo konfirmuar asnjë rast tjetër i Lijës së Majmunëve në Kosovë.
Rasti me LijënM është liruar nga Klinika Infektive ditë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandimet shtesë për kujdes dhe sjellje shëndetësore, ndërkohë që te asnjë prej kontakteve të identifikuara të rastit, nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta për infeksion dhe që të gjitha i janë kthyer normalitetit pas periudhës së monitorimit të rregullt nga IKSHPK”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.