IKSHP qytetarëve të Kosovës: Çka jeni duke bërë? a e dini se mund të shkaktoni shpërthim epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të grumbullohen gjatë orëve të lejuara të lëvizjes.

IKSHPK-ja ka deklaruar se grumbujt e njerëzve mund të shkaktojnë shpërthim epidemik.

“Qytetarë! Çka jeni duke bërë? Kthjelluni ju lutem!
Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër s keni! Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja! Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet”, thuhet në apelin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.