Dy të dënuar janë arratisur nga burgu.
sonte ka raportuar për arratisjen e dy të burgosurve nga Burgu i Lipjanit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, ku ka thënë se bëhet fjalë për dy të mitur, të cilit ishin të dënuar me nga një vit burg, njëri për veprën penale “Grabitje”, tjetri për “Lëndim të Rëndë Turpor”.
Ky është njoftimi i këtij institucioni:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.
R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje.
A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja