Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka paralajmëruar vërshime edhe për ditët në vijim.
Bashkim Kastrati nga Sektori i Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike në IHMK, ka thënë se situata me vërshime pritet të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj sipas tij edhe lumenjtë do të kenë ngritje graduale.
“Si pasojë e reshjeve të shiut të cilat kanë filluar nga pas dita e datës 29/01/2021, të cilat përfshinë pjesën më të madhe të vendit, nëpër disa zona kanë shkaktuar përmbytje. Kësaj situate i ka kontribuar ngritja e temperaturave ku si pasojë ka ardhur deri te shkrirja e shpejtë e borës, sidomos nëpër viset kodrinore dhe malore, duke shkaktuar organizimin e shpejt të rrjedhave ujore dhe paraqitje të vërshimeve të shpejta. Kjo situatë pritet të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim, prandaj lumenjtë do të kenë ngritje graduale. Përkundër situatës së vështirësuar, nuk planifikohet që situata të jetë e tillë siç ishte para 2 jave, kur kishim përmbytje masive”, ka theënë ai.
Deri më tani është raportuar që lumi “Drenica” dhe lumi “Llap”, kanë dal nga shtrati.