Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rreziqe për mundësi të vërshimeve të shpejta.
Sipas një njoftimi në ‘Facebook’, IHMK thotë se probabiliteti për tejkalim të periudhës së kthimit të përmbytjeve pesë vjeçare është 35 për qind.
Ndërkaq, mundësia për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare është 15 për qind.