Dje në fshatin Balincë në Malishevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë,
Burimet e Sinjalit tregojnë se persona të dyshuar ia kanë thyer shtëpinë një personi, dhe nga aty kanë kryer vjedhjen e rëndë.
Ankuesi ka thënë se të dyshuarit që iu futën në shtëpi madje ia demoluan edhe gjësendet në kuzhinë dhe në 3 dhoma të gjumit.
Sipas burimeve, hajdutët arritën të vjedhin 4750 euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë prej 3000 euro.