Ia shfaqën klipin e Xhenetës, Gjesti ‘kërcënon’ produksionin e Big Brother

Mbrëmë Gjesti është përballur me një situatë të papritur.

Vëllai madh ka transmetuar një klip teksa Xheneta tregon se ende ka ndjenja për Gjestin mirëpo ndjehet e shfrytëzuar nga ai.

Pas përfundimit të spektaklit Gjesti është shprehur hapur se do t’i hakmerret produksionit porsa të dalë nga ajo shtëpi.

“Kom prit deri ku e keni si ju këtu si ata atje, veç sa të dal jashtë i kam disa muhabete, Ishalla e kom shëndetin, krejt dellat kanë me ju dal veç sa të dal jashtë”, ishin fjalët e Gjestit.