“Ia prenë serbët” rrëfimi i amerikanes për kosovarin që mbante penisin e shokut në qese plastike

Policia dhe ushtria e shtetit serb kishin kryer krime të llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qindra të vrarë e masakruar e mijëra të dëbuar jashtë vendit.

Gazeta Express

E pas më shumë se 20 vjetësh, një gazetare amerikane, ka treguar një ngjarje tmerruese derisa e kishte intervistuar një burr në Kosovë e i cili kishte rrëfyer për një sulm të serbëve.

lori Montgomery e cila punon për Washington Post, një histori të tillë e ka treguar teksa i është kërkuar të tregojë një ngjarje e cila duket si gënjeshtër për që është e vërtetë.

Ajo ka treguar se si burri të cilin e kishte intervistuar po e mbante në një qese plastike organin gjenital të shokut të tij në një qese plastike.


Një herë kisha intervistuar një burr në Kosovë i cili po tregonte për një sulm të serbëve, ndërkohë në dorë po mbante penisin e shokut të tij në një qese plastike. Ishte i zi, si një banane e pjekur shumë, pas intervistës ai e hodhi larg në një fushë”, ka shkruar Motgomerey në profilin e saj në twitter.

Pas këtij statusi në twtitter, gazetarja është vërshuar nga një seri pyetjesh.

“Si provë e masakrës. Ai tha se serbët ia kishin prerë” ka shpjeguar Montgomery teksa është pyetur për shpjegimin që i është dhënë nga burri që ka intervistuar.

E derisa dikush kisthe shprehur skepticizëm për vërtetësinë e një rrëfimi të tillë, gazetarja amerikane ka thënë se ka dëshmitar, duke i përmendur dy gazetar, njëri koleg i saj në Washington Post, David Lynch, dhe tjetri Bill Glauber.