Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi ia ka kërkuar viktimës mashkull 2,300 euro për ta dërguar jashtë vendit. I dyshuari fillimisht ia ka marrë 300 euro viktimës, ku më pas ky i fundit e kishte kuptuar se është mashtruar.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
MASHTRIM…Rruga Peja, Fushë Kosovë 03.09.2020-22:35. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, ku kishte kërkuar 2,300 euro nga viktima që me një pasaportë false do ta dërgonte jashtë shtetit. I dyshuari për fillim ia kishte marrë 300 euro viktimës, ku më pas viktima ka kuptuar se ishte i mashtruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte.