Në Pejë, policia ka marrë një raportim lidhur me një rast të fajdesë.
Një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se i kishte dhënë para me fajde rreth 5,000 euro viktimës mashkull.
Pas kësaj, fajdexhiu i dyshuar ka kërkuar nga viktima plot 15,000 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.