Kastriot Ramadani, 39-vjeçar, ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”.
Sipas burimeve të Paparaci brenda organeve të rendit, Ramadani ishte pjesëtar(rezervë) i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ramadani mbrëmë ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj – “Duka”. Nikollaj momentalisht ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuari kryesor për përfshirjen në përleshjen në “Bon Vivant”.
Përpos nga Policia e Kosovës ai tash e sa vite është i kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirjen në shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës.
Lajmin për vdekjen e Ramdanit e ka konfirmuar sot doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive e QKUK-së.
Nga sulmi në “Bon Vivant” kanë mbetur gjithsej 21 persona të plagosur, katër prej të cilëve kanë marrë lëndime nga armët e zjarrit.