Gjatë ditës së djeshme, një përleshje fizike, përfundoi me të shtëna armësh, me ç’rast mbeti i vrarë një person në Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima Lulzim Spahiu, nga Kamenica, u vra nga një zyrtar policor, me inicialet V.H.
Burime brenda IndeksOnline, mësojnë se viktima Lulzim Spahiu, ishte gjetur i vrarë brenda kamionit, të cilin ai po e voziste, derisa ai ishte i shoqëruar nga djali i tij.
Poashtu IndeksOnline mëson se i dyshuari për vrasje, zyrtari policor, kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.
Derisa nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se zyrtari policor, me inicialet V.H, i cili dyshohet se ka qenë mbrojtje e afërt e kryeministrit, është suspenduar nga detyra dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.