Një grua me shtetësi gjermane është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin “Adem Jashari”.
Sipas raportit të Policisë, ajo dyshohet se i vodhi 1800 euro një kosovari.
E dyshuara me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 11.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër K/me shtetësi Gjermane e cila dyshohet se me datën e incidentit ka kryer vjedhje 1800 euro nga viktima mashkull kosovar. me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /