Policia e Pejës ka njoftuar se dje ka arritur ta arrestonte një person, i cili dyshohet të kishte kryer veprën “vjedhje e rëndë”, në depon “DENJIZI”, duke vjedhur kështu një sasi malli në vlerë prej pesëdhejtë e pesë mijë euro (55000).
Njoftimi i plotë:
Në Stacionin policor Pejë, më 21.09. 2020 , është paraqitur një rast “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej pesëdhjetë e pesë mijë (5.5000) euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja.
Pas një pune intensive nga hetuesit rajonalë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B. lindur 1992.
Me vendim të Prokurorit Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orëve.