Stomatologu Xhavit Karaxha, ndaj të cilit janë duke u zhvilluar hetimet për “trajtim të pa ndërgjergjshëm” ndaj pacientës e cila humbi jetën në ordinancën e tij verën e kaluar, po e vazhdon punën normalisht.
Në gushtin e 2023-ës, në ordinancën “Doktorat” vdiq Leonora Shala, 35 vjeçare, raporton Kiks Kosova.
Ajo pësoi shok pas marrjes së injeksionit për mpirjen e dhëmbit. Nga Malisheva, Shala u dërgua në QKUK pa shenja jete duke mos iu dhënë fare ndihma e parë.
Gjashtë muaj më vonë, i njëjti stomatolog dhe në të njëjtin vend po e vazhdon punën e tij qetësisht.
Kamera e fshehtë e Kiks Kosovës e ka kapur momentin kur një paciente kërkon nga stomatologu Xhavit Karaxha të bëjë pastrim të dhëmbëve.
Por Karaxha, i cili nuk ka licencë për ordinancën e tij, fshihet para kamerave me logo të Kiks Kosovës, duke u mbyllur në shtëpi.