Është larguar kufoma e një personi të infektuar me koronavirus, që qëndroi për më shumë se 7 orë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK,
Lajmin e ka konfirmuar pronari i kompanisë që i kryen shërbimet funerale për të vdekurit nga COVID-19, Blerim Ndreci, i cili tha se para një ore janë njoftuar se i ndjeri kishte dalë pozitiv në testin për COVID-19.
“Kompania jonë është kontraktuar vetëm për viktimat nga koronavirusi. Nuk mund t’i transportojmë të vdekurit të cilët në testin për COVID-19 mund të dalin negativ, sepse shërbimet nuk paguhen për rastet negative. Ne jemi njoftuar para 40 minutave nga Qendra Operative e Ministrisë së Shëndetësisë, se personi ka dalë pozitiv me koronavirus, dhe ne menjëherë kemi vepruar, që të kryhen shërbimet”, ka thënë Ndreci.
Një familjar i një pacienti ka publikuar pamje kur shihet kufoma e një personi që ka qëndruar në të njëjtën dhome më pacientët e tjerë në QKUK.