I është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj shoferit të autobusit, Dukagjin Lyta që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci më 25 korrik të këtij viti, ku humbën jetën 10 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali gazetari nga Kroacia, Emirat Asipi.
“Iu është vazhduar paraburgimi edhe një muaj shoferit që shkaktoi aksidentin. E ka konfirmuar avokati i tij“, tha gazetari
Autobusi me 69 pasagjerë kryesisht shtetas të Kosovës që punonin në Gjermani, që udhëtonin nga Frankfurti në Kosovë, në autostradën Slavonski Brod të Kroacisë kishte dalë nga rruga pasi që dyshohet se shoferin e autobusit, Dukagjin Lyta e ka zënë gjumi.
Dukagjin Lyta, shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me dhjetë viktima në Slavonski Brod, në Kroaci, u mor në pyetje një ditë pas aksidentit nga Zyra e Prokurorit të Shtetit kroat.
Më 27 korrik Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod i kishte caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj 52 vjeçarit, Dukagjin Lyta shofer i autobusit të aksidentuar. Masë kjo e cila më 31 gusht u vazhdua edhe për dy muaj. Kjo me arsyetimin se ai mund të arratisej.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik 10 persona ndërruan jetë dhe 44 persona të tjerë janë lënduar.