Gjykata themelore në Ferizaj, ka marrë vendim me të cilin ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e ndalimit, avokatit Besnik Berisha, për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.
Poashtu edhe të dyshuarit tjetër, Ismet Salihu, Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka vazhduar arrestin shtëpiak, si dhe masën e paraburgimit pesë të dyshuarve tjerë Nexhat Xhafa, Jeton Vuniqi, Fidan Zubaku, Refik Cakolli dhe Adonis Salihu.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Gentiana Hoxha, zyrtar për informim në Gjykatën Themelore në Ferizaj
Ky vendim është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Sahit Krasniqi.
Ata dyshohen për “ushtrim ndikimi”, “pengim i procedurës penale” dhe “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.