Gjykata Themelore e Prishtinës sot i ka hedhur poshtë akuzat për rastin e rrotullimit të xhipave të EULEX-it në vitin 2011-212 nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye nënkryetarin e kësaj partie dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën.
Gjykata ka vendosur që ta pushojë procedurën penale, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe deputetët e LVV-së, Xhelal Sveçla e Sali Zyba akuzoheshin se ishin përgjegjës për rrotullimin e veturave zyrtare të misionit ndërkombëtar.
Për këtë rast akuzoheshin edhe disa aktivist të VV-së, siç është edhe ish-aktivisti Rron Gjinovci.
Gjinovci ka publikuar vendimin për pezullimin e hetimeve. /