Një person tentoi të kryente vetëvrasje në qendër të Prishtinës.
23 vjeçari po qëndronte mbi çatinë e Bibliotekës Kombëtare, nga ku edhe tentoi të hidhej.
Për fat të mirë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar që i riu të kryente një akt të tillë, raporton Indeksonline.
Duhet përkujtuar që gjatë vitit që lamë pas numri i vetëvrasjeve të kryera në vend ishte mjaftë i lartë dhe shqetësues./