I riu që vdiq në Ferizaj u aksidentua me kamionin transportues të ‘Bageri Company’ ku punonte

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një i ri humbi jetën pasi u rrokullis me kamion te vendi i quajtur “Reka e Vogël”. Viktima Rizah Hasani humbi kontrollin dhe përfundoi disa metra poshtë rrugës, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe trupi i pajetë është dërguar më pas në IML për obduksion.

Hasani u aksidentua me kamionin e kompanisë “Bageri Company” ku ishte punëtor qe një kohë.

Akoma nuk dihet nëse automjeti transportues ka qenë në gjendje të rregullt dhe cili është shkaktari që çoi deri te aksidenti me fatalitet.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.