Një 26 vjeçar ka vdekur pas plagëve të marra gjatë një përleshje me thikë para pak minutash në Pejë
Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Njëri nga të lënduari sipas mjekut kujdestar të spitalit të Pejës ka ndërruar jetë”, tha Gashi.
I njderi është Elviz Mekaj, i moshës 26 vjeçare.
Klina.info nga burime të sigurta mëson se i ndjeri kishte punuar në Klinë si pemëshitës.
Ai gjatë sezonës së verës kishte shitur pemë dhe perime tek ura në hyrje të Klinës.