Fatos Gërxhaliu nga fshati Studime e Vushtrisë është i riu që vdiq në një aksident në Korishë të Prizrenit, si pasojë e përplasjes derisa ishte duke bërë paragllajdë.
Njoftimin e kanë bërë familajrë të tij në rrjetin social Facebook.
Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe Nënkryetari i Komunë së Vushtrrisë, Besim Muzaqi:
E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve.
Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes.
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta!