19 vjeçarja Nazlije Sherifi, nga Mitrovica tash e një kohë vuan nga sëmundja e Glomeruloskerozës Fale Segmentale. Ajo duke qenë e prekur nga kjo sëmundje ka nevojë urgjente për një veshkë,
E gatishmërinë për t’iu gjetur në këtë situatë të vështirë e ka shprehur një qytetar nga Deçani.
Bëhet fjalë për Val Deçanin, i riu i cili ka bërë këtë gjest të jashtëzakonshëm.
Ai ka thënë disa herë që shpreson shumë që veshka e tij do të përshtatet tek pacientja Sherifi dhe ajo më në fund do të mundet të jetoj si të gjitha bashkëmosharet e saj.
“InshAllah jam unë ai fatlum që veshka ime të përputhet me procedurat mjekësore”, është shprehur ai përmes rrjeteve sociale.