Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. E në shumë raste, konfliktet tejkalojnë muret e shtëpisë, duke u dashur me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet.
Një konflikt familjar ka ndodhur në fshatin Lladroc të Malishevës, ku një person më pas ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 22-vjeçari ka denoncuar babanë dhe njerkën e tij, për të cilët është ankuar se pas një konflikti verbal kanë eskaluar në dhunë fizike ndaj tij.
Bazuar në dëshminë e tij, fillimisht e ka sulmuar njerka e më pas edhe babai i tij e ka goditur me një bisht fshese.
Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë pranuar se kanë ushtruar dhunë ndaj të riut.
Me urdhër të prokurorit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje