I ra një profil metali në kokë, vdes 25 vjeçari në Prizren

Një incident tragjik ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Prizren, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e 23 nëntorit rreth orës 15:40, në një ndërtesë e cila është nën rinovcim në rrugën “Ekrem Rexha”.

Një profil metalik i rënë nga lartësia goditi në kokë 25-vjeçarin A.G., banor i fshatit Vragoli në Fushë Kosovë, duke i shkaktuar lëndime fatale. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi i urgjencës mjekësore që mbërriti në vendngjarje.

“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u rinovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjencës. Në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, tha Bytyqi për Klan Kosovën.