Piktori Idriz Berisha “Xhixhi”, ishte mysafir këtë javë në emisionin Sofra e Saliut.
Ai ka kujtuar vitet e 98 dhe 99.
Ai flet për luftën e shqiptarëve ndër shekuj, por edhe për luftën e fundit të UÇK-së.
“Me lindën e UÇK-së u bë një kthesë jashtëzakonisht e madhe”, thotë ai.
Xhixhi tutje flet për punimin e uniformës së UÇK-së.
Ai tutje tregon se në odën e tij kishte shkuar Hysni Shabani zëvendëskomandant i Brigadës 113 Mujë Krasniqi dhe Ismet Rrahmani dëshmor i kombit, së bashku me ta ishte edhe Bekim Berisha – Abeja.
Ai e quan arkitekt të UÇK-së, Abejën.
Këtë ndejë ai tergon se si erdhi ideja për uniformën e UÇK-së, dhe ushtari i parë që e veshi atë ishte Bekim Berisha.
Rreth 1800 komplete të uniformës së UÇK-së, tergon që i ka punuar ai.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë: