Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Banjë të Malishevës.
I njëjti për të dalë më lehtë nga zona e karantinës ka prezantuar një dokument që aludon se është person zyrtar.
Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i hetimeve, ku sipas hetimeve ka rezultuar se ky dokument të jetë i rremë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /