me Milot Ukaj përsëri e godasin me grushta dore të dëmtuarin, kurse poashtu Bekimi e godet edhe me këmbën e djathtë disa herë në trup të dëmtuarin. Rreth orës 04.24, tek i dëmtuari përsëri vijnë të pandehurit Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi dhe Milot Ukaj, dhe me këtë rast i pandehuri Milot e kap për fyti të dëmtuarin e pastaj bashkërisht me Gëzimin e Agronin e godasin me grushta dore dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit në menyrë të vazhdueshme ndërkaq i dyshuari Milot e godet edhe me shqelm të dëmtuarin në organin gjenital, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për shkak të të cilave dërgohet më vonë për ndihmë mjekësore.
I pandehuri i gjashtë Shaban Limanaj akuzohet për ’Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’. Ai ngarkohet se duke qenë në pozitën e përgjegjësit në qendrën e ndalimit në Gjakovë, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare dhe u ka mundësuar të pandehurve Milot Ukaj, Gëzim Biblekaj dhe Agron Idrizi, të futen në qelinë ku ndodhej i dëmtuari i ndaluar dhe prangosur Muhamer Raifi nga Prishtina, që ta keqtrajtojnë duke e sulmuar fizikisht.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria përveç të pandehurve dhe të dëmtuarit Muhamer Raifi ka intervistuar edhe 10 dëshmitarë ndërsa kërkon që gjatë shqyrtimit kryesor të lexohen dhe si prova të shtjellohen: raporti informues nga Inspektorati policor i Kosovës, fotoalbumi nga shkresat e lëndës, raporti mjekësor për tani të dëmtuarin Muhamer Raifi, 11 CD-video incizime të marra nga kamerat e stacionit policor në Gjakovë .
Prokuroria kërkon që të pandehurit t`i shpall fajtor për veprat penale të sipërshënuara.
Nëse vërtetohet fajësia ndaj tyre, zyrtarët policorë, përveçse do t’i humbin postet e tyre në Polici, rrezikojnë të marrin dënim me burgim disa vjeçarë.
Komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj dhe katër nga pesë vartësit e tij, Bekim Preqi, Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi dhe Milot Ukaj rrezikojnë të dënohen me burgim deri në tre (3) vjet. Ndërsa I pandehuri i gjashtë, Shaban Limanaj rrezikon të dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet