I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij

Po bëhen gati një muaj që kur pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi u plagos nga një grabitje e armatosur në Veternik afër qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Pas disa ditësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht në Klinikën Intensive, Ademi tani po vazhdon mjekimin në Turqi.

Ndonëse ka kaluar gjendjen koma, Ademi ende është i palëvizshëm.

Për të vazhduar tutje mjekimin, familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë financiare.

“Për momentin është me fizoterapi, është i palëvizshëm. Sipas doktorëve atje i duhen 45 ditë për ushtrime e që ka gjasa të përmisohet 80% për me lëvizë me këmbët e tij. Neve na duhet me ja siguri edhe 45 mijë euro që me vazhdu trajtimet e poashtu edhe me fizoterapi.”, ka thënë njëri nga familjarët e Ademit.

Numri kontaktues: 044 1760 178.

XK051951494343321139

Ndryshe të hënën e 17 marsit, cak i kësaj grabitje ishte automjeti i një kompanie të sigurimit, i cili barte para.