Sonte në Klinë ka mbetur i plagosur një person, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Pejës ku gjendja e tij thuhet të jetë e rëndë. Ai është dërguar nga spitali i Pejës për në QKUK.
Këtë e kanë konfirmuar për IndeksOnline drejtues nga spitali Pejës.
Ndërkohë gazeta mësuar se i plagosuri është V.Balaj nga fshati Gllarevë.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin për plagosje.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova