Dje rreth orës 16:20 në Istog një person është plagosur në rrethana misterioze. Dyshimet e këtij rasti janë se personi është plagosur nga një plumb qorr.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i plagosur është Egzon Haxhiu. I njëjti është emëruar pak kohë më parë drejtor i shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari për shkrepjen e plumbit është një person nga fshati Uqë.
I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Gjendja e drejtorit të shkollës raportohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.