I përkeqësohet gjendja shëndetësore një burri në Klinë – Policia dhe ambulanca ndërhyjnë me shpejtësi

Sot rreth orës 11:10, një burrë i moshuar është ndjerë keq pranë një kafeneje afër Postës së Kosovës në Klinë.

Qytetarët që ndodheshin aty kanë lajmëruar menjëherë ambulancën dhe Policinë. Të dyja kanë reaguar me shpejtësi duke dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë.

I moshuari është transportuar menjëherë në QKMF për trajtim mjekësor./Klina info/