Luksemburgu ka vendosur të bëhet vendi i parë në botë që do e bëjë transportin publik falas.
Kryeministri i ri i rizgjedhur, Xavier Bettel, dhe qeveria e koalicionit kanë njoftuar se do të heqin të gjitha tarifat në trena, tramvaje dhe autobusë verën e ardhshme.
Duke synuar uljene nivelit të dioksidit të karbonit dhe zhbllokimin e trafikut, kjo masë pritet të ndikojë ndjeshëm në vendin e vogël europian.
I rrethuar nga Belgjika, Gjermania dhe Franca, Luksemburgu ka më shumë se 400,000 udhëtarë që udhëtojnë për të punuar nga vendet fqinje.
Këtë vit, Luksemburgu filloi të ofrojë transport falas për të gjithë nën moshën 20 vjeç. Nxënësit e shkollës së mesme gjithashtu kanë qenë në gjendje të udhëtojnë me mjete falas mes shkollës dhe shtëpisë.
Luksemburgu aktualisht ka numrin më të madh të makinave për popullsinë e tij në Bashkimin Evropian.