Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e nxehta të ajrit të ardhur nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme.
Sipas njoftimit, do të ketë mot me diell dhe temperatura të larta.
“Në orët e mesditës duhet të kemi kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.