Dy javët e fundit të korrikut do të mbyllen me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Kështu të gjithë ata që sapo kanë nisur pushimet nuk duhet të shqetësohen pasi do të kenë mot të nxehtë dhe pa reshje shiu sidomos në zonat bregdetare.
Kështu tha sinoptikania Adiola Bani në një lidhje ‘skype’ me News24. Ajo tha se java që sapo ka nisur do të ketë temperatura të larta deri në 40 gradë celcius si pasoje e ardhjes së masave të nxehta e të thata nga veriu i Afrikës.
Temperaturat që kemi pasur javën e kaluar dhe ato që 34-35 të fundjavës që lamë pas janë vlera tipike të korrikut. Ajo që do të bëj diferencën është java që sapo ka nisur, ku përveçse do të paraqitet me diell e gjitha do të kemi dhe rritje të menjëhershme të temperaturave të ajrit.
Kjo javë, që është dhe e para fundit e korrikut, do të mbyllet me temperatura shumë të larta duke qenë se do të kemi ardhjen e masave të nxehta dhe të thata nga veriu i Afrikës ku temperaturat do të jenë 39-40 gradë celcius.
Po ashtu edhe java e fundit e korrikut, edhe pse do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të paktën 2 gradë dhe do të jetë diku 36-37 gradë celcius, do të jetë e nxehtë dhe me mot të qëndrueshëm e me diell sidomos në zonat bregdetare të cilat mbeten të favorizuara për këto dy javë”- përfundoi sinoptikania Adiola Bani.