Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme,
Kjo dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, duket se i ka prekur edhe fëmijët.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një rast i tillë është zbuluar në fshatin Llashkadrenoc të Malishevës, ku një person i mitur dyshohet se ka ekspozuar një armë zjarri.
Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 17-vjeçarit, i cili ka pranuar që ta dorëzojë armën bashkë me karikator dhe fishekë.
Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.