Zëdhënësi i policisë për Prizren, Sheremet Elezaj, përmes një komunikate për media ka njoftuar se është konfiskuar një armë në Malishevë në një rast përdorimi të saj.
Në komunikatë thuhet se me datë 15.01.2024 rreth orës 22:30 është pranuar informatë se i dyshuari i moshës së mitur ishte duke marr trajtim mjekësor në QKUK, pasi
ishte plagosur me armë zjarri.
“Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohen dëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar”, thuhet në komunikatë.
Tutje, zëdhënësi Elezaj ka bërë të ditur se Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, ka filluar me veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit të raportuar, dhe me ditën 16.01.2023 pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i dyshuari
përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte
shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë.