I mb*ti me litar prindërit dhe i hodhi në lumë, gjykata lë në fuqi burgimin e përjetshëm për 33-vjeçarin

Gjykata e Kasacionit në Itali konfimoi sot dënimine përjetshëm për 33-vjeçarin Benno Neumair, për vrasjen e prindërve të tij Laura Perselli dhe Peter Neumair.

Trupat e pajetë të Laurës dhe Peter u gjetën të mbytur në vitin 2021 të hedhur në lumin Isarco.

33-vjeçari u dënua nga Gjykata e Apelit në Bolzano me burgim të përjetshëm, ndërkohë që sot Gjykata e Kasacionit ka lënë në fuqi dënimin, duke rrëzuar pretendimet e avokatëve për ndryshimin e dënimit.

Benno rrëfeu se kishte vrarë prindërit e tij duke i mbytur me litar pas zbulimit të trupit të nënës së tij në fillim të shkurtit 2021.