Një person është arrestuar të premten në fshatin Loxhë të Pejës, pasi dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë të KEDS-it, të cilët do kryenin shkyçje nga sistemi i energjisë elektrike.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, zyrtarë të KEDS-it, deri sa kanë qenë duke bërë shkyçjen nga sistemi i rrjetit të energjisë elektrike, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.